Counter

       

Si Ju DuKeT WeBi.!
ShuM i MiRe.!
MiRe.!
NorMaL.!
Jo i MiRe.!
Hic MiRe.!
  
pollcode.com free polls

 

KALENDARI  KOHA

LAJMET

 

Ora

 

Kerko ne Youtube

 

 

7 teknika për t’u bërë një puthës profesionist
 
zoom

Ashtu si t’i japësh makinës, të gatuash apo edhe të dish të bisedosh e të jesh bindës, edhe të puthësh është një art që kërkon mjeshtëri dhe praktikë. Pjesa më e madhe e femrave u pëlqen të mendojnë se u është duhur një farë kohë për të mësuar puthjen e tyre të parë në krahët dhe përqafimin e partnerit, qoftë edhe pse mund të kenë qenë në një moshë akoma të vogël. Por me kalimin e kohës e kupton se puthja mund të përsoset dhe dëshiron edhe një partner që di të falë puthje të tilla. Për femrat puthja është një shkollë e vërtetë, çdo herë mëson ta perfeksionosh atë. Puthja është vërtet një art që kërkon mjeshtëri. Për të dhënë “puthje të arta” duhet të mos mundohesh t’i vesh nota partnerit, apo të fshihesh pas ndrojtjes tënde nëse do dish apo jo të puthësh. Pas studimeve dhe anketave të realizuara studiuesit kanë treguar disa teknika të cilat të bëjnë një puthës profesionist.

Përkuleni kokën djathtas

“Të përkulësh kokën djathtas. Unë kujtoja se kjo ishte një njohuri e përbashkët e të dy partnerëve, por partnerja ime përkuli kokën majtas, kur unë u përkula djathtas për ta puthur dhe kjo ishte e pavolitshme.”- tregon Sam. Prandaj këshilla e parë është pozicionimi për të dhënë puthje të përshtatshme, duke lejuar lëvizjet e kokës në harmoni me lëvizjet e partnerit. Prandaj çdo grua që e harron këtë, duhet të tregohet e vëmendshme “Koka djathtas”.

Merrni një vlerësim

Mos u frikësoni dhe as mos u ndjeni në siklet pse do iu duhet të mësoni nga të tjerët artin e puthjes. Ju mund të mësoni të puthni duke imituar lëvizjet e partnerit. Kështu pak nga pak puthjet tuaja do të jenë të këndshme, të ëmbla, aspak agresive dhe eksituese. Kështu ju do të merrni edhe vlerësimin e partnerit për puthjen tuaj.

Mbyllini sytë

“Ish-e dashura ime, për disa arsye, i mbante gjithmonë sytë hapur kur putheshim bashkë. Kjo më shkaktonte një ndjesi të çuditshme dhe më bënte të mos ndihesha mirë. Mos vallë mimika ime ishte qesharake kur puthja dhe ajo më shihte për këtë arsye?”- shprehet Jon. Vërtet sytë e hapur gjatë puthjes mund të krijojnë situatë të pakëndshme. Mbyllini sytë dhe shijoni puthjen. 

Lëvizini duart

Duart duhet të jenë gjithmonë në lëvizje për ta bërë puthjen më joshëse. Përkëdhelni fytyrën e partnerit, trupin, lëmoni flokët, për ta rikarrikuar puthjen e për ta zgjatur në kohë. Puthja nuk duhet të jetë vetëm kontakt buzë me buzë, vini në veprim dhe duart.

Shkëputeni puthjen për pak çaste

Gjatë kohës që putheni largohuni nga pak, merrni frymë thellë dhe rifilloni një puthje pasionante. Kjo pauzë do të shërbejë si ndezën i hormoneve dhe dëshirës.

Mos mbani çimçakiz gjatë puthjes

Nuk është aspak e këndshme që t’i ndërsa puthesh me partnerin ndjen çimçakizin në gojën e tij. Sa ju pëlqen kjo? Për pjesën më të madhe kjo do të përbënte problem dhe nuk do të lejonte që puthja të ishte perfekte.

Shmangni puthjet e tepruara

Nuk janë të rralla rastet kur mund të teprohet me puthjet. Mundohuni që puthja që ju jepni dhe merrni të mos i pështiroset partnerit. Gjithçka duhet të jetë e ëmbël, joshëse, harmonike me lëvizjet e partnerit dhe aspak e tepruar.

KuKeSi HaCKeR CenTeR