Counter

       

Si Ju DuKeT WeBi.!
ShuM i MiRe.!
MiRe.!
NorMaL.!
Jo i MiRe.!
Hic MiRe.!
  
pollcode.com free polls

 

KALENDARI  KOHA

LAJMET

 

Ora

 

Kerko ne Youtube

 

WelCoMe.!

Enver Hoxha:
Biri im i dashur
Që zbrite nga malet
Dhe ndonjë gabim
I vogël të falet.

Dhe ndonjë gabim
I vogël të falet
Sepse më je ndeshur
Fort me dixhitalet.

Po tash që me shi
Na e ktheu vera
Po të vinë prej babës
Porosi të tjera.

Sali Berisha:
Folë, o babë, i dashur
Folë, o bacë, Enver
Me një fjalën tënde
Hidhem në humnerë!

Për asnjë çast bosh
S’ta lashë istikamin
Me një fjalën tënde
Unë djeg gjithë vatanin!

Me një fjalën tënde
E qëroj Bollanon
Vras Alfred Moisiun
Edhe Fatos Nanon.

Enver Hoxha:
Ty, mor, Sali biri
S’të kam hiç merak
Se je siç ke qenë
Trim dhe luftarak.

Se je siç ke qenë
Trim dhe luftarak
Aq sa dhe Partia
Të hyri në hak!

Aq sa dhe Partia
Të hyri në hak
Sepse të dha grada
Nga të gjithë më pak.

Sepse të dha grada
Nga të gjithë më pak
Dhe gjithnjë për ty
Kishte vënë një cak.

Edhe gjithnjë për ty
Kishte vënë një cak
Ndaj dhe të ka bërë
Kjo punë pak idhnak.

Tani dëgjo mirë
Se nuk ta kam ngenë
Të bëjmë pak pushim
Se boll vramë e premë.

Vërtet fjalën time
Ti e ke kushtrim
Por jo për të vrarë
More biri im!

Por jo për të vrarë
More Sali xhani
Se për 1000 vjet
Është përmbushur plani.

Se jemi rralluar
E s’kemi më duk
Unë vrisja me plumba
E ti me pambuk!

Sali Berisha:
Komandant i dashur
Unë s’jam eunuk
Të heq dorë nga pushka
Të qes me pambuk.

Të heq dorë nga pushka
Betejën ta humb
Derri për të ngordhur
Do patjetër plumb!

Do patjetër plumb
S’e them vetëm unë
Dhe derrat e dosat
Janë shtuar shumë!

Enver Hoxha:
Le të shtohen bir
Aq edhe më shumë
Për kauzën tonë
S’prishin ndonjë punë.

Për kauzën tonë
S’prishin ndonjë punë
Nuk merret me derra
Shqipja në furtunë.

Ti je bir shqiponje
Bir i Vuçitolit
Ke detyrë të bëhesh
Si punë e gogolit.

Si punë e gogolit
Të bëhesh, o burrë,
Po vetëm t’i trembësh
Mos t’i vrasësh kurrë.

Se na i do puna
O bir zemërhekur
Më mirë të trembur
Se t’i kesh të dehur!

Më thotë Mao Ce Duni
Kur llafos me të
“Një kokë që këputet
nuk u ngjitet më”!

Biri im i dashur
Mos t’u ndaftë e mira
Tani do vazhdojmë
Me ca porosira.

Me ca porosira
Që më vinë në ment
Se aty iu duhet
Tash një president!

Tash një president
Prej lisi e leshi
Jo si ai imi
Jo si Haxhi Lleshi!

Sali Berisha:
Është pak problem
Punë e presidentit
Jo se do ta zgjidhim
Tamam pas talentit.

Puna e talentit
Ka mbetur tek ura
Puna është se kemi
Shumë kandidatura.

Shumë kandidatura
Prej liri, prej leshi,
Kuptohet asnjëra
S’është si Haxhi Lleshi.

S’është si Haxhi Lleshi
Flakë e vetëtimë
Po të gjitha janë
Nga çanaku ynë.

Nga çanaku ynë
Prej asaj lëtyre
Ose komunistë
Ose bij të tyre.

Enver Hoxha:
Për këtë unë kurrë
S’kam qenë pesimist
Se vendin të tërë
Kisha komunist.

Kisha komunist
Për botën fanar
Dhe për 1000 vjet
Hodha pleh e farë.

Ne jemi si bari
Që kurrë s’farohet
Sa më shumë kositet
Aq më shumë shumohet.

Ndaj dhe juve hani
Copën e hallallit
S’mund të dal në krye
Një kopuk i Ballit

Me ç’u bëra unë
Medet e medet
Nuk e marrin veten
Sot e 1000 vjet.

Për një gjë gjithmonë
Kam qenë i sigurtë
Për ty lashë mbrapa
Një popull të urtë.

Një popull të urtë
Kokulur si ka,
Po s’i bëre mëmën
Nuk të thotë baba.

Ta mbaje në vathë
Duhej goxha bythë
Po mua baba
Më thoshin të gjithë.

Sali Berisha:
Komandant i dashur
Dihej ajo punë
Të kish babë vatani
Dhe Godua dhe unë.

Enver Hoxha:
Mos fillo me emra
Se nuk mbaron kurrë
Më kishin baba
Tejembanë, o, burrë.

Më kishin baba
Grurë e jo kashtë
Dhe ata në burg
Edhe ata jashtë.

Madje, kur kam ikur
Ahere në muzgje
Më shumë se kudo
Më kanë qarë në burgje!

Më kanë qarë në burgje
More i bekuar
Atyre më shumë
Ua kisha lëruar!

More, Sali biri,
U llafosëm shumë
Flasim sërish nesër
Tash më flihet gjumë.!

By: BLeRo blero_gr01 at Hotmail.com